Perez nis kundërsulmin: Super League do bëhet, nuk mund të na përjashtojnë

Më të fundit


Kërcënimet me përjashtim nuk frikësojnë. Projekti i Super League ka nisur dhe nuk do të ndalet. Asnjë hap pas nga 12 klubet themelues, që me anë të presidentit dhe ideatorit kryesor Florentino Perez i përgjigjet në të njëjtën mënyrë UEFA-s. Sipas numrit një të klubit madrilen, ky kompeticion lind për t’i bërë ballë krizës ekonomike që ka pushtuar futbollin.

16189129326243

“Reali Madridit ka humbur më shumë se 400 milion euro, ndërsa të gjithë klubet bashkë më shumë se 5 miliard euro. Nëse nuk ndryshojmë futbolli do të falimentojë në vitin 2024. Duhet të kthejmë të rinjtë të shohin futboll. Nuk mund t’i kthejmë shpinën tendencave të reja. Champions ka dështuar. Deri në mars nuk I intereson askujt. Askush nuk sheh ndeshjet e skuadrave modeste”, ka thënë Perez në intervistën dhënë për “El Chiringuito”.


Real Madrid Display Their Champions League Trophies At Estadio Santiago Bernabeu

Më pas presidenti madrilen i është përgjigjur kërcënimeve të UEFA-s. “Askush nuk do të përjashtohet. Për këtë të jeni 100% të sigurtë. Nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë”, është shprehur ai i vendosur, teksa ka hedhur poshtë edhe akuzat se ky projekt do të shkatërrojë kampionatet kombëtarë. “Kemi shembullin e Euroleague të basketobollit. Reali Madridit luan në këtë kompeticion, ndërsa kampionati spanjoll vazhdon pa asnjë problem”, ka thënë Perez që gjithashu kundërshton idenë se Super League është një turne i mbyllur.




Skip to toolbar