FIFA kundër Super League, Infantino ngre tonet e kërcënimeve

Më të fundit


E kishte bërë edhe me një deklaratë për mediat, por pozicioni i FIFA kundër Super League është forcuar nga vetë presidenti Giani Infantino. Ai ka ndërhyrë në “luftën” mes UEFA dhe 12 klubeve të mëdhenj të Europës, që janë gati të nisin një kompeticion të ri jashtë institucioneve. “Dua të jem ekstremisht i qartë. FIFA dënon me forcë krijimin e Super League, një turne I mbyllur që shkatërron vlerat dhe parimet mbi të cilat është ndërtuar futbolli.

Ezw5c6cvcak2gds

Nuk ka rrugë të mesme. Jeni brenda ose jashtë. Kush largohet duhet të paguajë pasojat”, ka thënë Infantino në fjalën e tij, duke siguruar edhe mbështetjen ndaj UEFA. “Jam këtu për t’i dhënë mbështetjen time futbollit europiane, 5 federatave, klubeve, futbollistëve dhe tifozëve”, vijoi presidenti i FIFA-s, që gjithashtu foli për sanksione në drejtim të gjithë klubeve dhe futbollistëve që do të marrin pjesë në turneun e Super League.





Skip to toolbar