Një zjarr i madh ka rënë në plazhin e Radhimës, duke përfshirë dy beach bar. Flakët janë përhapur me shpejtësi të ndihmuara dhe nga era e forte duke prekur çadrat dhe shezlongët që ndodheshin pranë lokalëve, ndërsa tymi i dendur ka mbuluar zonën.Zjarrfikëset kanë ndërhrë për të izoluar flakët.
Sipas zjarrfikseve zjarri ka prekur dy beach bar-e prane plazhit. Rreziku ka qenë i madh për bizneset e afërta, pasi flakët mund të përhapen më tej në drejtim të hoteleve dhe strukturave të tjera përreth.Fatmirësisht, raportohet se nuk ka pasur persona te demtuar .
Pavarësisht kësaj, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në biznesit lokal, dhe ka rrezikuar përhapjen e flakëve në zonat përreth. Situata eshte normalizuar ndersa Dyshohet se shkak ka qene nje shkendije elektrike.