Përgjimet, Alibeaj akuza Ramës: Vazhdon të mbrojë Dakon dhe çdo kriminel

AKTUALITET


Partia Demokratike ka reaguar të enjten përmes ish deputetit Enkelejd Aliebaj, i cili iu referuar përgjimeve të publikuara nga Bild, teksa akuzoi Ramën se vazhdon të mbrojë Dakon dhe çdo kriminel.

Alibeaj tha se Rama nuk e jep dorëheqjen sepse mbron kirminelët e votave.


“Pas skandalit të publikuar nga gazeta gjermane Bild, ku del në dritë mekanizmi i blerjes së votave nëpërmjet krimit dhe se drejtuesi real i fushatës për Partinë Socialiste është një trafikant ndërkombëtar droge, me të drejtë, të gjithë presin dorëheqjen e Edi Ramës.

Por, kur bëhet fjalë për pushtetin dhe mbajtjen e tij në çdo formë e me çdo mjet, Edi Rama, është krejt i parashikueshëm dhe nuk zhgënjen asnjëherë.

Kryeministri ilegjitim, i ardhur në pushtet me votat e blera nga krimi, siç konfirmuan edhe përgjimet e fundit të gazetës Bild, jo vetëm nuk po e konsideron dorëheqjen, por është vënë në mbrojtje të Vangjush Dakos, duke arritur deri tek kërcënimi publik i kujtdo që nxjerr sekretin e bashkëpunimit me krimin për blerjen e votave”, tha Alibeaj. Ai shtoi se me publikimin e këtyre përgjimeve Rama është bërë një kryeministër i besueshëm në sytë e të gjithëve.

“Me apo pa dorëheqje, Edi Ramën nuk e beson më askush. Edhe ata që besonin sadopak tek kryeministri mafioz, sot janë të qartë së gjithçka ka ndodhur me bekimin e tij.

Nëse do të ishte e kundërta, Edi Rama do të kishte dhënë dorëheqjen me dhjetëra herë”, u shpreh Alibeaj, i cili gjithashtu sulmoi prokurorinë duke thënë se është vendosur nën kontrollin e Ramës.

“Pas përgjimeve të Bild, që faktojnë blerjen e pushtetit përmes krimit, është e qartë pse Edi Ramës i duhej prokuroria nën kontrollin e plotë të tij. Një prokurori e pavaruar, do të kishte zbatuar ligjin, do t’i kishte vënë para drejtësisë pushtetarët e lidhur me krimin dhe të përfshirë në afera të rënda korruptive.

Edi Rama i mbron kriminelët e tij brenda dhe jashtë politikës, sepse ai e ka të qartë se as nuk e merr dhe as nuk  e mban dot pushtetin pa krimin”, tha Alibeja i cili u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e opozitës më 8 qershor.

LIVE – Enkelejd Alibeaj deklaratë për mediat

Kushdo që pret dorëheqjen e Ramës pas skandalit për blerjen e votave, do të zhgënjehet. Edi Rama do ta vazhdojë të mbrojë Dakon dhe çdo kriminel për të mbrojtur pushtetin e tij të kalbur. Enkelejd Alibeaj deklaratë për mediat

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Donnerstag, 6. Juni 2019



Skip to toolbar