Perla 8 mijë vjeçare do ekspozohet në Abu Dhabi

AKTUALITET


Perla 8.000 vjeçare, më e vjetër në botë, do të ekspozohet në Abu Dhabi këtë muaj. Është hera e parë që ajo do të shfaqet për publikun që nga zbulimi i saj.

Perla 8.000 vjeçare u  gjet në ishullin Marawah, në brigjet e Abu Dhabi, sipas Departamentit të Kulturës dhe Turizmit të Emirateve.


Arkeologët bën zbulimin në një strukturë që ata po gërmonin, në vitin 2017. Perla e rrallë është më pak se një centimetër. Ajo do të shfaqet në muzeun e Abu Dhabi.

Sipas arkeologëve, prania e perlave të tilla është dëshmi se tregtia e tyre ka ekzistuar të paktën qysh nga periudha neolitike.

Burime arkeologjike dhe tekste historike sugjerojnë se Abu Dhabi ishte i njohur gjerësisht për perlat e tij, dhe ishte qendër kryesore tregtare për to deri në shekullin e XVI.

Tregtari Venecian Gasparo Balbi udhëtoi nëpër rajon në shekullin e XVI, dhe përmendi ishujt në birgjet e Abu Dhabi si burim perlash.  




Skip to toolbar