Rama i përgjigjet Bashës me fjalët e Tusk

AKTUALITET


Kreu i PD-së, Basha thotë se negociatat nuk u hapën për faj të Ramës dhe se Europa e do Shqipërinë por nuk do Ramën kryeministër. Në përgjigje të kësaj deklarate kryeministri Rama i përgjigjet Bashës me fjalët e Donald Tusk, Presidenti i Këshillit të Europës.

“Nuk pati unitet për negociatat! Nuk është faji i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, është shprehur Tusk të cilin Rama e vendos përballë fotos së Bashës i cili thotë : “Vendimi për të mos hapur negociatat është dështimi i qeverisë shqiptare”.


Përballë dy mesazheve, të Presidentit të Këshillit të Europës Donald Tusk dhe asaj që thotë Lulzim Basha, Rama shkruan “pa Koment” duke ia lënë gjykimin qytetarëve shqiptarë se kë duhet të besojnë.

Më herët kryeministri u shpreh se qeveria e tij do të vijojë me reformat integruese duke plotësuar kushtet e Bundestagut gjerman ndërsa tha se do të ketë komunikim me presidentin e Francës Macron si dhe me drejtues të drejtë të shteteve të BE-së.

Por, pas këtij postimi të Kryeministrit Edi Rama, reagoi dhe kryedemokrati Lulzim Basha. Ai shkruajti në Twitter, duke e cilësuar justifikim të kryeministrit çështjen e negociatave. Sipas Bashës, “Rama ka dështuar, ndërsa Europa e ka refuzuar”.

“Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve zoti Rama! Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde. Fakti është, Europa të ka refuzuar. Ti ke dështuar”.

“Kujt do t’ia hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë? Kujt do t’ia hedhësh fajin për ekonominë e shkatërruar? Kujt do t’ia hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar? Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua! Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar dhe shqiptarët do të refuzojnë”, shkruan Basha.

PA KOMENT

Gepostet von Edi Rama am Montag, 21. Oktober 2019



Skip to toolbar