Dy makina u përplasën njëra me tjetrën mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë – Thumanë.
Aksidenti u regjistrua në afërsi të fshatit Derven.
Mësohet se 3 persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin universitar të Traumës, në Tiranë.
“Më datë 27.01.2025, rreth orës 07:20, në fshatin Derven, Fushë-Krujë, automjeti me drejtuese shtetasen M. L., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. P. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi N. P, dhe 2 pasagjerët që udhëtonin me automjetin e shtetasit N.P, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të jetë ndërprerja e rrugës nga makina tip Opel, por edhe shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte makina tjetër tip Mitsubishi me targa italiane e cila drejtohej nga shtetasja me inicialet M.L.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.