Plagoset me armë zjarri 38-vjeçari në Durrës, identifikohet autori dhe shpallet në kërkim

AKTUALITET


Daniel Bushi, 38-vjeç është plagosur me armë zjarri në lagjen nr. 17 në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa në kërkim si autor i dyshuar i plagosjes është shpallur 28-vjeçari Gabriel Peqini

38-vjeçari ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, nga ku më pas janë njoftuar blutë e Durrësit. Raportohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Po të njëjtat burime mësojnë se Daniel Bushi nuk rezulton një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2016 është arrestuar për armëmbajtje pa leje.


Njoftimi i Policisë:

‘Në orët e para të mëngjesit ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri në lagjen “Nr 17” Durrës, shtetasi D. B., 28 vjeç.

Pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e shpejta hetimore paraprake të kryera ka rezultuar se 38 vjeçari D.B, dyshohet se është plagosur nga shtetasi G.P., 28 vjeç.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.




Skip to toolbar