Plagosja dhe konsumi i tepërt i energjisë, si ra policia në gjurmët e vilës luksoze me kanabis

AKTUALITET


Një super vilë luksoze për rritjen e kanabisit në Vlorë ka zbuluar policia gjatë operacionit “Indoors”, gjatë të cilit janë arrestuar 6 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Të sekuestruara 11 kilogramë kanabis në formë boçeje, 534 bimë narkotike, 156 llamba, 123 reflektorë, 11 ventilatorë, 4 aspiratorë, 7 kondicionerë dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.


Siç shihet nga pamjet, vila ishte me ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, me një teknologji të avancuar.

Ka qenë plagosja e ditës së djeshme në Vlorë ajo që ka çuar në zbulimin e njërës prej “shtëpive të barit”, ndërsa ajo në Selenicë është zbuluar për shkak të konsumimit të madh të energjisë elektrike.




Skip to toolbar