Policia apel tifozëve dhe qytetarëve: Festoni në mënyrë të kulturuar

AKTUALITET


Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 1-1 kundër Moldavisë ditën e premte dhe zyrtarisht kuqezinjtë janë në fazën finale të Europianit 2024, që do zhvillohet verën që vjen në Gjermani.

Sonte është ndeshja e fundit me Ishujt Faroe, e cila do të luhet në Air Albania në orën 20:45.


Policia e Shtetit përmes një njoftimi për mediat  bën me dije se janë marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të aktivitetit sportiv, “me qëllim që atmosfera festive e kësaj mbrëmjeje të mos venitet nga ndonjë incident”.

Policia apelon tifozët dhe sportdashësit që të zbatojnë udhëzimet për bllokimin e rrugëve dhe rregullat për hyrjen në stadium si dhe të festojnë në mënyrë të kulturuar “që ta vulosim këtë fitore të kombëtares sonë, me vulën e imazhit më pozitiv të vendit”.

“Apelojmë për tifozët, sportdashësit dhe të gjithë qytetarët që të zbatojnë udhëzimet e Policisë, për bllokimin e rrugëve dhe rregullat për hyrjen në stadium, duke mos tentuar që të futin në stadium asnjë send të kundërligjshëm, pasi kontrolli do të jetë i rreptë, njësoj siç është vepruar në ndeshjet e tjera ndërkombëtare.

Gjithashtu, Policia ka marrë të gjitha masat edhe për festimet që do të zhvillohen pas ndeshjes, në sheshe, lokale dhe në rrugët e vendit, prandaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve, që të festojnë në mënyrë të kulturuar, që ta vulosim këtë fitore të kombëtares sonë, me vulën e imazhit më pozitiv të vendit”, bën me dije policia.




Skip to toolbar