Protesta, ambasada italiane: Kujdes maksimal

AKTUALITET


Protesta e dhjetë e opozitës dhe dhuna e ushtruar në disa prej tyre ka sjellë sërish reagimin e ndërkombëtarëve, të cilët u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të tregohen të kujdesshëm. Reagimi i parë, lidhur me protestën e 10 kombëtare të opozitës, ka qenë ai nga Ambasada Italiane në Shqipëri, e cila u ka kërkuar qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal

“Të hënën, më 8 korrik, duke filluar nga ora 20.00, do të ketë një protestë politike që do të zhvillohet në qendrën e Tiranës, në Bulevardin e ‘Dëshmorët e Kombit’. Rekomandohet që të shmangni grumbullimet dhe të ndiqni përditësimet nëpërmjet organeve të shtypi dhe të tregoni kujdes maksimal. Është raportuar gjithashtu që ngjarja mund të ndikojë në trafik, me bllokimin e disa prej rrugëve kryesore”, shkruan Ambasada Italiane në Tiranë.





Skip to toolbar