Raketa ruse kalon nga territori moldav, dorëhiqet qeveria

BOTA


Kryeministrja e Moldavisë, Daniela Gavrilita, së bashku me të gjithë qeverinë kanë dhënë dorëheqjen, pasi disa raketa të lëshuara nga Rusia drejt Ukrainës kaluan mbi territorin moldav.

Ky konsiderohet si një ndër incidentet më të rënda diplomatike dhe për këtë arsye, autoritetet kanë thërritur për shpjegim ambasadorin e Rusisë në Chisinau.


Më herët, Rusia lëshoi një shi të vërtetë raketash ndaj Ukrainës, në një prej sulmeve më të rënda të kohëve të fundit kundër infrastrukturës energjetike.

Sipas komandantit të forcave ukrainase, të paktën dy prej raketave kruz Kalibr kaluan mbi territorin e Rumanisë, një vend anëtar i NATO-s, gjë që nuk pranohet nga autoritetet rumune.




Skip to toolbar