Rama, mesazh “për vetëvrasje” me fjalët e ish presidentit amerikan

AKTUALITET


Kryeministri ka publikuar mëngjesin e së martës një thënie të ish presidentit amerikan Harry S. Truman e cila u drejtohet të gjithë personave që kërkojnë nga qeveria që t’u zgjidhë madje edhe problemet që kanë me mënyrën e të menduarit. Sipas Ramës këta njerëz janë njëlloj si ata që kryejnë vetëvrasje nga frika se mos i vrasin.

“Ata që i kërkojnë qeverisë t’u zgjidhë problemet e të menduarit, janë si puna e atyre që bëjnë vetëvrasje nga frika se mos i vrasin”, shkruan Rama duke cituar presidentit e 33 të SHBA-së.


Kryeministri e ka bërë traditë që çdo mëngjes e nis me një thënie të përzgjedhur të cilën e publikon ose në rubrikën “fjalë të çmuara” ku përzgjedh thënie nga personalitete që kanë lënë gjurmë në histori, ose në rubrikën “fjalë të shenjta” ku përzgjedh thënie të shkëputura nga librat e shenjtë fetarë.

Nuk dihet se kujt i drejtohet thënia më lart por kujtojmë se gjithmonë Rama e ka cilësuar vetëvrasje politike vendimin e opozitës për të djegur mandatet, për të braktisur kuvendit dhe për më tepër për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Ndoshta ky është një tjetër mesazh që i drejtohet asaj.

FJALË TË ÇMUARA📚

Gepostet von Edi Rama am Montag, 6. Januar 2020



Skip to toolbar