Ngjarje e rëndë në Tepelenë, djali sulmon me thikë babanë

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Tepelenë ku djali ka marrë thikën e bukës dhe ka sulmuar të atin pas një debati të çastit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Demokracia”, por fatmirësisht i ati ka shpëtuar vetëm me një plagosje në dorë, ndërsa i biri agresor ka përfunduar në prangat e policisë.

I arrestuari Klaudio Baca në konflikt e sipër pas një debati verbal me babanë e tij, ka rrëmbyer thikën e bukës dhe e ka sulmuar atë dhe për pasojë i ati i tij Luan Baca, mbeti i plagosur në pjesën e dorës.


Policia e Tepelenës shkoi menjëherë në vendngjarje dhe arrestoi agresorin.




Skip to toolbar