Rama ndan pamje nga mbërritja në Paris: Moment historik në politikën tonë të jashtme

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga mbërritja e tij në Paris, ku ndodhet në një vizitë zyrtare. Në shoqërinë e bashkëshortes së tij, Linda Rama, kryeministri zbret nga avioni, ndërsa priten me një ceremoni zyrtare.

Gjatë vizitës së tij në Francë Rama pritet të takohet edhe me presidentin Emmanuel Macron.

“Paris – Për një tjetër moment historik në politikën tonë të jashtme, vizitën dypalëshe nesër me Ceremonial Shtetëror, e para e këtij niveli në historinë e marrëdhieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Francës, ku do të hedhim hapa konkretë për forcimin e miqësisë dhe rritjen e bashkëpunimit strategjik me Francën”, shkruan Rama.



Skip to toolbar