Rama nga Vora: Dekretet e Baba Haxhiut nuk e ndalën dot 30 qershorin

AKTUALITET


Data e re e zgjedhjeve doli, pasi nuk arrit të vriste dot 30 qershorin”. Ky ishte mesazhi që Kryemisnitri  Rama dha gjatë takimit të tij elektoral në Vorë. Kjo është një histori dramatike ku e keqja ka pushtuar institucionet dhe thyen ligjet me dekrete ka thënë Rama. Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që më 30 qershor t’i japin fund njëherë e mirë politikë së keqe dhe të mbrapshtë që i ka udhëhequr prej kaq shumë vitesh.

Data e re doli sepse nuk u vra dot 30 qershori. Lajmi i ri i datës së re është se më 30 qershor ka për të pasur qetësi. Kjo punë ka vdekur. Duhet të dalin të gjithë masivisht në vota, edhe demokratët. Luli është aty, me ëndrrat e Lulit janë aty dhe me dështimet e Lulit do përfundojnë përherë . Në gjithë këtë histori dramatike, që të katandisemi në zgjedhje ku ka vetëm një kandidat në shumë zona, është trishtim. Është një dhimbje që duhet kaluar me vetëdijen që e keqja ka ardhur koha me dalë, ka ardhur koha të shkulet, të refuzohet e të kalbëzohet. Kjo është arsyeja themelore pse më 30 qershor vota ka rëndësi shumë të madhe. Ka ardhur koha t’u japim një goditje kundërshtarëve të Shqipërisë”, ka thënë Rama.

Nga Vora, Rama nuk ka nguruar të vijojë me ironitë e tij në drejtim të Metës dhe fallxhores (Monika Kryemadhi). Kryeministri Rama se me dekret e Metës, të nxjerra sipas kokës së tij, ai ka ringjallur edhe një herë Haxhi Qamilin, që nuk pyeste as për ndërkombëtar dhe as për ligje e Kushtetutë. Madje nuk ka hezituar që të thotë se miku i tij Doktori (Saliu) është i vetmi që e ndihmon Liken në raste paniku.

Është për të ardhur keq, por është fakt, është ngjallur Haxhi Qamili, ai tironsi i gabuar. Ai kishte një vulë e mbante me vete, shkruante greqisht kompani kafje eksport-import, por ai nuk e dinte fare çfarë shkruante e mbante vetëm për dekrete. Ky baba Xhikja, se s’duhet me i thënë më Likja, ky vulën e di çfarë shkruan, ndryshe nga Haxhiu, nuk di çfarë bën me dekretet. Ky di vulën, por nuk di dekretet. Meta vendosi ditë tjetër. Ose 21 i binte e hënë dhe të hënën nuk bëhen dot zgjedhje, ose fallxhorja e ka lexuar dyshin si dy ditë përpara ditëlindjes së Saliut. Ai po e kapi paniku, vetëm doktorin mendon. Në politikë ai është pacient i doktorit. Zgjedhjet do bëhen më 30 qershor.” – tha Rama



Skip to toolbar