Rama sulmon “Dick Marty”, Kryeministri thirrje Këshillit të Europes: Tërhiqni raportin!

KOSOVA


Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë po merr pjesë në samitin e Këshillit të Evropës që po zhvillohet në Islandë.

Rama fjalën e tij në këtë samit e ka nisur duke sjellë në vëmendje gjykimin e padrejtë që po u bëhet liderve të Ushtrisë Çlirimtare  të Kosovës në Hagë,  është pjesë e samitit të Këshillit të Evropës, ku fjalën e tij e ka nisur me akuzat e pabaza që po bëhen ndaj ish liderëve të UÇK në Hagë.


Ai ka theksuar se kjo ishte një propagandë djallëzore që zanafillën e ka në Rusi.

Ndër të tjera ai ka theksuar se e gjithë kjo bëhej për të njollosur imazhin e Shqipërisë dhe të Kosovës.

“Presidenti i Kosovës gjykohet nga një gjykatë e botës demokratike por e mbështetur në një raport të 2011 i cili në mënyrë djallëzore u shpronësua në mënyrë të djallëzuara nga presidenti Putin. Akuza të pabazuara për trafikim të organeve njerëzore u ngritën si një fushatë kriminale që njollosi Shqipërinë dhe Kosovë, dhe kur dëgjova propagandën e Kremlinit të flasës për trafikimin e organeve njerëzore nga neonazistët në Donbask, mu duk sikur pash presidentin Zelenski të gjykuar 10 vjet më vonë gjykuar nga një gjykatë e veçante ngritur mbi akuza absurd.

Ndjesë për këtë çelje brutalisht jokonvencionale, që mund të thuhet se ka thyer në copa pianon ku u luajtur kënga Ave Maria, por është tejet shkurajuese të dish se situata ku ndodhet ish presidenti i  Kosovës dhe e Ushtrise Clirimtare të Kosovës e saj nisi nga Këshilli Evropës. Do të isha fajtor nëse do të rrija i heshtur, se asambleja e Këshillit Moral ka detyrimin që të gjykojë dhe rishikojë çdo gabim e në këtë rast ti hapë rrugë tërheqjes së raportit që në mënyrë të rreme etiketoi Shqipërinë si bazë për trafikimin e organeve njerëzore të çuar nga Organet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të refuzosh të përballesh me të vërtetën sot do të ishte më keq sesa të bëhej ky gabim i rëndë para 12 vitesh ku shumë votuan atë raport të turpshëm. Sot ka ndryshuar dhe Rusia nuk është më anëtare dhe pse numri i rusëve që punojnë është mbresëlënës dhe uniteti i këshillit për mbështetjen e luftës së Ukrainës është i jashtëzakonshëm. Shqipëria nuk ka pasur iluzione për natyrën e regjimit të Moskës dhe marrëdhënia jonë me të ka qenë jo ekzistuese që me vdekjen e Stalinit.

Shqipëria është shumë e vogël për të ndikuar në fatet për një luftë të tillë vendimtare por çdo gjë të vogël që kemi bërë për Ukrainën e kemi bërë për qëndresën e Ukrainës, kjo  është gjëja më e bukur që do të marrim nga ky samit në Islandë”, ka thënë ai.




Skip to toolbar