Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka mbërritur në Dubrovnik ku do të marrë pjesë në samitin ekonomik mes Kinës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Mediat greke i referohen burimeve në Dubrovik teksa shkruajnë se sot paradite kryeministri i Shqipërisë, Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me kryeministrin grek, Alexis Tsipras.
Në takim do të diskutohen çështje të rënësishme që vazhdojnë të mbeten pezull mes dy vendeve, në mënyrë të veçantë marrëveshja mes kufijve detarë shqiptaro-grekë.
Marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë ka mbetur pezull për shkak të ndryshimeve në Ministritë e Jashtme të të dy vendeve tona.