Reduktohet harta e përmbytjeve në Shkodër, nën ujë 570 hektarë tokë

AKTUALITET


Uji ka filluar që të tërhiqet nga Qarku i Shkodrës. Raporti më i fundit i bërë publik nga Bashkia Shkodër tregon se sipërfaqja e përmbytur në këtë qark është 570 hektarë nga 1070 hektarë që ishte ditën e djeshme në orën 10 të mëngjesit duke bërë që situata të përmirësohet.

Njësia Administrative Ana e Malit:


1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 Ha (nga 700 Ha që ishte me 24.11.2022 ora 10.00), kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë

2. Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

 Njësia Administrative Dajç:

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 20 Ha (nga 100 Ha që ishte me 24.11.2022 ora 10:00), kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar. Tendenca e nivelit të ujit është në ulje.

Njësia Administrative Velipojë:

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha (nga 100 Ha që ishte me 24.11.2022 ora 10:00), kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Njësia Administrative Bërdicë:

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha (nga 140 Ha që ishte me 24.11.2022 në orën 10:00), konkretisht në fshtrat Trush.

Familje të evakuara që aktualisht po marrin shërbim në konvikte janë 5 familje me 20 persona.

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 8.05 m, (nga 8.09 që ishte me 24.11.2022 ora 10:00) (Kuota max 8.70 m).

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 5.65 m, (nga 6.05 që ishte me 24.11.2022 ora 10:00) (Kuota max 7.50 m).




Skip to toolbar