Ronaldo kthehet në Madrid, vlerësohet nga Marca dhe takon presidentin e Realit

LA LIGA


Cristiano Ronaldo ka marrë çmimin “Legjenda e Marcas” për karrierën e tij të suksesshme si futbollist profesionist dhe madhështinë që ka arritur në nivele ndërkombëtare. Futbollisti mori çmimin nga drejtori i gazetës spanjolle, Marca, Juan Ignacio Gallardo, në një aktivitet të mbajtur në Teatrin Reina Victoria në Madrid. Në këtë ceremoni ka qenë i pranishëm dhe Presidenti i Real Mdrid, Floerntino Perez.

Gjatë fjalës së tij, Ronaldo është shprehur se shumica e meritës së çmimit që ka fituar, është arritur në Madrid. “Ky trofe do të jetë në një vend shumë të rëndësishëm në muzeun tim. Madridi është i veçantë, unë udhëtoj shumë, por ka pak qytete si Madridi. Shumica e këtij çmimi rrjedh nga ajo që kam bërë këtu. Faleminderit të gjithëve atyre që më kanë ndihmuar të arrij këtu. Është krenari për mua”, ka thënë portugezi.

Ronaldo është golashënuesi më i mirë i historisë së Real Madridit. Gjatë karrierës së tij në kryeqytetin spanjoll, ai shënoi 451 gola në 438 ndeshje të luajtur me fanellën e “Losblancos”. Rikthimi në Madrid dhe takimi me Perez, thyen disi “akullin” e marrëdhënieve mes Ronaldos dhe ish-klubit të tij, Real Madrid.

Një vit më parë, Ronaldo u largua nga Spanja, por largimi i tij u shoqërua me shumë polemika, lidhur me refuzimin e rinovimit të kontratës nga klubi madrilen, që nuk pranoi të paguante një rrogë më të madhe për portugezin.



Skip to toolbar