Rrëfehet polici që vrau të riun: M’u duk sikur më kërcënoi me armë

AKTUALITET


“I kërkova të riut të ndalonte për ta pyetur për arsyen e daljes por ai nuk u bind. Herë pas here kthehej dhe mu duk sikur më kërcënoi me armë dhe veprova”.

Kështu deklaron efektivi i policisë që qëlloi me armë zjarri gjatë shërbimit 25-vjeçarin Klodjan Raxha, duke i shkaktuar atij vdekjen. Ngjarja ndodhi rreth orës 01: 45 në rrugën ‘Dritan Hoxha’ në Laprakë. Ai pohoi se kishte menduar se i riu e kishte kërcënuar me armë dhe ndaj kishte vepruar.


“Isha turni i 3 ne pune. Pas instruktazhit ne komisariat kam nisur patrullimin ne zone për te pare zbatimin e ligjit dhe të masave të vendosura nga Komiteti Teknik. Kam konstatuar në unaze një dalë të ri që sapo na pa u largua me vrap në mënyre të dyshimte. Kam njoftuar sallën dhe i jam vënë në ndjekje ku herë pas here i kam bëre thirrje të ndalojë. I kërkova ta ndalojë për ta pyetur për arsyen e daljes por ai nuk u bind. Here pas here kthehej dhe m’u duk sikur më kërcënoi me armë dhe veprova”, tha polici.




Skip to toolbar