U arrestua në Kosovë, anëtari i Bandës së Durrësit del para gjykatës në Prizren

AKTUALITET


Anëtari i Bandës së Durrësit, Indrit Taullau i cili u arrestua dy ditë më parë në Kosovë, ka dalë sot përpara Gjykatës së Prizrenit, për t’u njohur me masën e sigurisë në ngarkim të tij.

Sipas burimeve nga autoritetet kosovare, ai është ndaluar si i dyshuar për vrasje të rëndë të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.


Ndalimi i Taullaut është bërë nga ana e Interpol, me urdhër të SPAK-ut.

Ngjarja për të cilën dyshohet këtë herë Indrit Taullau ka ndodhur në 2019 në qytetin bregdetar të Durrësit.




Skip to toolbar