Rrjeti 5G, Ambasada Amerikane: Shqipëria në rrugën e duhur

AKTUALITET


Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me raportimin në disa media për një shqetësim të shprehur nga DASH për ndikimin kinez në rrjetin 5G, duke thënë se e vërteta është se SHBA mbështet qasjen e Shqipërisë në këtë rrjet dhe se hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare janë të matura dhe të përgjegjshme. Ambasada gjithashtu e cilëson gazetari të dobët lidhjen e këshillave të DASH, me lancimin e 5G në Shqipëri.

“Faktet kanë rëndësi. “Gazetaria” shkel e shko dhe çorientuese, që synon të shtrembërojë politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrjetin 5G, nuk e ndryshon të vërtetën. Faktet janë këto: Shtetet e Bashkuara e mbështesin qasjen e matur dhe të përgjegjshme të Shqipërisë për rrjetin 5G. E Ngarkuara me Punë, a.i. Leyla Moses-Ones e tha këtë javën e kaluar në Konferencën “Politika e Sh.B.A. në Ballkanin Perëndimor”, thekson ambasada.


Më tej citon dhe një deklaratë të ngarkuarës me punë Leyla Moses-Ones, e cila në konferencën e Politikës së SHBA në Ballkanin Perëndimor, ka thënë se Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrojtje të rrjeteve të saj.

“Dhe, përsa i përket vendndodhjes gjeostrategjike, ju e dini se revolucioni 5G po vjen: ndërlidhja e rrjeteve 4G të Shqipërisë së shpejti do të përmirësohet; ndërlidhja e vendit të saj gjeostrategjik në hartë është e rëndësishme sepse ka vende si Kina që do të dëshironin të kapnin mënyrën e jetesës dixhitale të Ballkanit Perëndimor për të thithur informacione prej tyre dhe asfiksuar rrjetet e aleatëve të Sh.B.A-së. Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrotje të rrjeteve të saj. Edhe një herë, disa gjëra në Shqipëri thjesht nuk janë për shitje”, ka thënë Leyla Moses-Ones në Konferencën Politikës së ShBA në Ballkanin Perëndimor.

Por pse u ngatërruan mediat në Shqipëri në lidhje me qëndrimin e SHBA për rrjetin 5G?

SHBA shpërndau një material informues që nuk kishte lidhje me Shqipërinë, por ishte një fushatë kundër teknologjisë kineze ne fushën e telekomunikacionit, veçanërisht kundër kompanisë kineze Huawei. Rastisi që ky material u shpërnda në të njejtën kohë kur një operator privat në Shqipëri lançoi rrjetin 5G. Rrjetin 5G nuk e ka në dorë qeveria, por kompania që ka blerë frekuencat, e cila nuk përdor Huawei. Pra në Shqipëri nuk ka asnjë shkelje.

🇦🇱️ | Faktet kanë rëndësi. “Gazetaria” shkel e shko dhe çorientuese, që synon të shtrembërojë politikën e Shteteve të…

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Mittwoch, 6. November 2019



Skip to toolbar