Ndikimi rus, Bushati shpërthen kundër qeverisë

AKTUALITET


Komisioni Parlamentar i Politikës së jashtme pavarësisht qëndrimit kundër të ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe të deputetëve të opozitës parlamentare ka miratuar projekt-rezolutën e paraqitur nga Taulant Balla kundër ndikimit rus dhe shteteve të tjera në proceset zgjedhore në Shqipëri.

Ndërsa Balla ka paraqitur si shembull konkret rastin e hetimit nga prokuroria të kreut të PD-së, Lulzim Basha për përdorimin e parave të dyshimta ruse për lobim në SHBA, ish ministri Bushati foli ashpër duke thënë se nuk mund të merret Basha si referencë për këtë rezolutë. Bushati theksoi se Shqipëria është vend i NATO-s dhe jo një shtet dordolec. Sipas tij nuk mundet të përfshihen shtete të tjera në luftën politike me Lulzim Bashën, për të cilin ai tha që nuk ekziston dhe se PS fiton në 10 palë zgjedhje nëse ka atë si kundërshtar.


 “Për mua Lulzim Basha nuk ekziston fare. Nuk mund të marrim si referencë Lulzim Bashën. Edhe sikur 10 palë zgjedhje të bëjmë ne do ta mundim Lulzim Bashën.

Ndërkohë që më tej, ish kreu i diplomacisë u shpreh se: “Nuk i qërojmë dot politikisht hesapet me Lulzim Bashën, duke përfshirë aktorë të tjerë. Po ju them që në këtë proces zonja kryetare, duhet që ne si komision për dhënie mendimi, por ne duhet të kishim rolin kryesor, ne si deputet para se të përfshihemi në  këtë proces duhet të jemi të kthjellët dhe të dimë.

Ditmir Bushati ne Komisionin e Jashtem

#VideoLajm | Reagimi i ish-Ministrit te Jashtem Ditmir Bushati kunder rezolutes se Partise Socialiste per ndikimin e faktoreve te huaj ne proceset elektorale te vendit. #RealStory #RealNews

Gepostet von RealStory.al am Mittwoch, 6. November 2019

A është në përputhje terminologjia me gjithë dokumentet që ka miratuar qeveria shqiptare? Dhe po ju them që nuk është dhe prapë me shqetëson. Objektivat e kësaj rezolute janë në përputhje? Po ju them që nuk janë”, tha Bushati.

Ish-ministri shtoi se në këtë rezolutë nuk caktohen detyra të qarta për institucionet shqiptare.

“Në qoftë se ne kemi hallin se si penetrojnë këto ndikime në media, jemi ne që kemi çuar një tekst në OSBE për paketën anti-shpifje dhe në qoftë se duam referencë që të përmbushim standardet e OSBE-së dhe BE, në qoftë se kemi nevojë për këtë gjë, po.

Por nëse miratojmë këtë rezolutë, e zënë jam Edi Rama kryeministër, çfarë objektivash me keni vendosur në këtë dokument? Çfarë mekanizmash dhe çfarë detyrash me keni dhënë që nuk i kemi bërë deri më sot?”, u shpreh ai.

Ish ministri theksoi se duhet të bëhet një analizë dhe të shihet sesa përputhje ka kjo rezolutë me dokumentet strategjike të qeverisë, duke theksuar faktin se Shqipëria është shtet anëtar i NATP-s.

“Me duroni se e kam të nevojshme t’ju them, se jemi vend anëtar i NATO-s, nuk është vend dordolec.

Dhe ju keni bërë dy vite për të lëvizur me ministrinë e Mbrojtjes nga aty ku ishit, te Shkolla e Bashkuar sepse është vend anëtar i NATO-s sepse kishte infrastrukturë dixhitale aty dhe e certifikon dikush tjetër.

Unë po ju them që na duhet qasje kombëtare për këtë proces. S’mund të dalim jashtë kësaj tradite”, tha Bushati.

Në fund, rezoluta është hedhur në votim dhe është miratuar me qëndrimin kundër të Ditmir Bushatit.




Skip to toolbar