Sekretari i Ministrisë së Jashtme greke viziton Belerin në burg, shoqërohet nga ambasadorja

AKTUALITET


Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, Theoharis Lalakos do të vizitojë sot Shqipërinë.

Burime për mediat bëjnë me dije se së bashku me ambasadoren greke në vendin tonë do të takojnë Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin të cilët ndodhen në burg.


Ata do të informohen lidhur me kushtet e burgimit si dhe gjendjen shëndetësore të Belerit dhe Pandeli Kokaveshit dhe më pas do të vendosin hapat e mëtejshme për trajtimin e ngjarjes.

Kjo vizitë e Lalakos po bëhet me udhëzim të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Arrestimi i Belerit u bë më 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit nga të cilat ai doli fitues. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”për Bashkinë e Himarës ra në prangat e policisë nën akuzën e shtiblerjes të votës, arrestim i cili solli reagime të forta edhe nga Athina zyrtare, të cilët që prej asaj dite kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të Belerit.




Skip to toolbar