Sekretari i Shëndetësisë përlotet live pas nisjes së vaksinimit në Britani

BOTA


Sekretari i Shëndetësisë u përlot në Good Morning Britani ndërsa njoftoi se po shohim “dritë në fund të tunelit” ndërsa britanikët filluan vaksinimet e para këtë mëngjes.

Ky reagim vjen vetëm një javë pasi Sekretari i Shëndetësisë zbuloi se njerku i tij u prek Covid dhe humbi jetën. Pasi Maggie dhe William Shakespeare nga WarWickshire ishin të parët që morën vaksinën këtë mëngjes, Piers Morgan pyeti Matt Hancock: “Ju jeni i emocionuar për këtë?”


Ai me lot në sy tha: ‘kjo të bën kaq krenar të jesh britanik’.

Z. Hancock u tha Britanikëve këtë mëngjes se vaksina Covid është një “triumf për shkencën dhe zgjuarsinë” mbi sëmundjen që ka gjunjëzuar botën për gati një vit. “Unë gjithmonë besoja se duke mbështetur shkencën ne do të arrinim diku. Kjo do të fillojë të shërojë këtë sëmundje në të gjithë botën.”

Matt Hancock became tearful on GMB seeing her get vaccinated and said it made him 'proud to be British'

Sekretari i Shëndetësisë gjithashtu tha se ai shpreson të vaksinojë shtëpitë e kujdesit para Krishtlindjeve – por kjo do të ndodhë vetëm nëse është e sigurt për ta bërë këtë. Në pritje të vaksinimive të para, Z. Hancock tha mbrëmë se ky është “fillimi i fundit të kësaj pandemie” ndërsa shpresa e një kthimi në jetën normale nga Pranvera rritet.




Skip to toolbar