SHIFRAT/ Janar-Shtator, mbi 11 mijë shqiptarë kanë hyrë me gomone në Britaninë e Madhe

AKTUALITET


Mbi 11 mijë e 200 shqiptarë kanë hyrë me gomone në Britaninë e Madhe që nga janari deri në shtator të këtij viti.

Të dhënat zyrtare janë publikuar nga Ministria e Brendshme Britanike, sipas së cilës, pjesa më e madhe kanë mbërritur që nga muaji maj.


Rritja e numrit të shqiptarëve që kanë zgjedhur, këtë mënyrë, për të shkelur tokën britanike, është shumë i madh krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave, 33.029 persona hynë me gomone në ujërat britanike dhe 35% e numrit të tyre janë shqiptarë, të cilët më pas kanë kërkuar azil, duke përdorur pretendime të ndryshme.

Afganët janë të dytët për numrin e hyrjeve në Britani me gomone, me 15% të rasteve.

Në listën me 20 shtete nga vijnë emigrantët, përveç Shqipërisë dhe Turqisë, nuk ka asnjë shtet tjetër europian nga ku qytetarët vendosin të largohen, për të hyrë më pas me gomone në Britaninë e Madhe.

Numri i azilkërkuesve që marrin mbështetje financiare ka shkuar në 100.000 për herë të parë. Shumica marrin akomodim falas dhe një pagesë jetese prej 40.85 paund në javë për çdo person në familjen e tyre, përveç ushqimeve të ofruara.




Skip to toolbar