Shit-blerje votash, SHBA e shqetësuar/ Ambasadorja Kim: Institucionet të reagojnë

Më të fundit


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim dha një mesazh për qytetarët dhe partitë politike katër ditë para zgjedhjeve lokale që do të mbahen në vend të dielën. Kryediplomatja amerikane kërkoi nga institucionet që të dënojnë shit-blerjen e votave madje iu bëri thirrje që të merren masa për partitë që rezultojnë të përfshira.

“Të gjithë që kanë të drejtë për të votuar, duhet të votojnë, kemi parë raportime për blerje dhe shitje votash dhe shpresojmë që autoritetet do të bëjnë detyrën e tyre, nëse disa po thonë se po blen vota për një parti politike, ndaj kësaj partie politike duhen ndërmarrë veprime.”


Deklartat e Yuri Kim erdhën pas arrestimit të Kordinatorit të Partisë së Lirisë në Kuçovë Kristo Agalliu dhe hetimit në gjendje të lirë të një qytetari që shihet teksa bisedon për dhënie votash në këmbim të parave.




Skip to toolbar