Shkrumbohet gjatë natës “Benz-i” në Sarandë

AKTUALITET


Një makinë është djegur pothuajse plotësisht, gjatë natës së kaluar, në Sarandë.

Mjeti tip “Benz”, me targë SR 6605 B, ndodhej i parkuar përpara një biznesi, në fshatin Gjashtë të Sarandës, kur ka shpërthyer në flakë.


Nuk dihen ende shkaqet ë djegies së mjetit, por policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur të vërtetën.




Skip to toolbar