Shpallja fajtor e ndihmon, dhurohen 53 milionë dollarë për Trump në pak orë pas vendimit

BOTA


Ekipi i fushatës së Donald Trump ka mbledhur 53 milionë dollarë donacione në 24 orët e para pasi u shpall fajtor nga gjykata e Manhatan. Këtë e konfirmon vetë stafi i tij që foli për një shumë rekord në mbledhjen e fondeve për garën presidenciale.

Shumica e parave janë dhuruar nga qytetarë dhe jo biznese. Në reagimin e fundit, Donald Trump përsëriti akuzat e tij se gjyqi ku u shpall fajtor për 34 akuza për mashtrim me të dhënat financiare të biznesit ishte i orkestruar nga Demokratët.


“Po luftoj për të mbrojtur vendin dhe kushtetutën”, u shpreh kandidati republikan për president duke thënë se kauza e tij është më e madhe se vetë dëshira për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë.

“Ajo që më ndodhi mua nuk duhet t’u ndodhë kurrë asnjë presidenti të ardhshëm amerikan”, nënvizoi ai.




Skip to toolbar