Shpërthen bombola e gazit, plagoset çifti i bashkëshortëve

AKTUALITET


Një bombol gazi ka shpërthyer mesditën e së hënës në një shtëpi në qytetin e Lushnjës duke plagosur çiftin e bashkëshortëve.

Të plagosur kanë mbetur Iljaz dhe Esma Kojku të cilët janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.


Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dushk. Gruaja raportohet se është jashtë rrezikut për jetën ndërsa bashkëshorti i saj, 70-vjeç ka marrë lëndime më të rënda.

Ende janë të paqarta rrethanat dhe shkaqet përse ka ndodhur ngjarja ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e tyre.




Skip to toolbar