Shpërthim i fortë në Lushnjë, një i vdekur dhe katër të plagosur, mes tyre deputeti Bujar Çela

AKTUALITET


Një shpërthim i fortë ka ndodhur ditën e sotme në Lushnjë. Si pasojë e këtij shpërthimi raportohet për një viktimë.

Gjithashtu theksohet se katër persona kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve është edhe deputeti Bujar Çela. “ABC News” mëson se deputeti Bujar Çela është transportuar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.


Sipas informacioneve paraprake gjatë punimeve vinçi ka prekur shtyllën e tensionit të lartë dhe për pasojë është shkaktuar edhe shpërthimi.




Skip to toolbar