Shpërthim pas mesnatës në Fushë-Krujë, tritol portës së një banese, dëme materiale

AKTUALITET


Një sasi lënde plasëse i është vendosur një banese në Fushë-Krujë. Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur pas mesnatës së djeshme, rreth orës 00:56, ku tek porta e rrethimit të jashtëm të banesës së shtetasit Edmond Hidri, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, ka plasur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse.

Për pasojë është dëmtuar vetëm porta e rrethimit të jashtëm të banesës.


Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.




Skip to toolbar