Arrestohen babë e bir, qarkullonin me armë zjarri dhe municion në Tiranë

AKTUALITET


Babë e bir në Tiranë janë vënë në pranga me finalizimin e operacionit të koduar policor “Parandalimi”. Në pranga është vënë 39-vjeçari Skënder Jonuzi dhe djali i tij E. Jonuzi, 16 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kishin grumbulluar informacione në rrugë operative se babë e bir po qarkullonin me një triçikël, me armë zjarri me vete. Bazuar në këto prova, gjatë operacionit, në rrugën “Ali Kolonja” 39-vjeçari dhe djali i tij u vunë në pranga.


Gjatë kontrollit të triçiklit u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Po ashtu, për rastin është proceduar penalisht një 68-vjeçare e cila dyshohet si i ruante në banesën e saj armët e zjarrit të dy të arrestuarve.

Gjatë kontrollit në banesën e saj u gjet një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua. Vijon puna për  dokumentimin e plotë të rastit.




Skip to toolbar