Shpëtim Nazarko: Basha është pragmatik, hoqi nga loja qëndrestarët! Mark Marku: Kemi asistuar shumë tek ekonomia

AKTUALITET


Analisti Shpëtim Nazarko vlerësoi figurën e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë pragmatik.

I ftuar në emisionin “Real Story”, në News24, Nazarko tha se Basha ka bërë mirë që ka hequr nga loja qëndrestarët e PD, duke futur edhe intelektualë, siç është edhe profesori Mark Marku.


Por, nuk munguan edhe kritikat nga Nazarko, i cili tha se PD nuk duhet të ndalet vetëm te numrat, që do ta bëj rrogën 300 mijë lekë, apo të tjera, por duhet të jetë e fokusuar më shumë tek idetë.

Nazarko: Basha është pragmatik. Jam dakord me Markun, kur thotë që është udhëheqës i tipit të ri. Ka marrë të mirat e Berishës. Basha ka hequr nga loja qëndrestarë, por edhe djem të rinj që i ka futur vetë para pak vitesh, ndaj do ta quaj pragmatik. Një nga gabimet që bëjmë ne është kjo, privatët morën pak vite nga Berisha më parë 5 miliardë, që krijoi këto kioskat, dhe që Rama nuk iu bëri asgjë. Unë do të prisja prej PD që të godiste pikat e dobëta në ide. Unë gëzohem me prurje intelektuale, si Marku, etj., sepse prej tyre vijnë idetë. PD e reflekton këtë. Unë e parashikoj abstenim të lemeritshëm kësaj here, që natyrisht shkon në favor të pushtetit. Nuk shoh inspirim nga PD, sepse idetë nuk i pjellin numrat.

Marku: Në fushë janë hedhur ca gjëra në qarkullim. Për programin ekonomik e di që është asistuar mirë, kanë qenë ekonomistë shumë të mirë, që kanë punuar jashtëzakonisht shumë.

Nazarko: Nuk dua të shoh ëndrra, se po folët vetëm për paratë, do e bëjmë rrogën aq, e kaq, nga paratë jemi djegur ne.




Skip to toolbar