Arjan Vasjari: S’ka pse të ngrihen akuza nëse Basha po ndërton epokën e tij

AKTUALITET


Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për situatën në PD disa muaj para zgjedhjeve dhe lëvizjet e fundit.

Vasjari thotë se në PD Basha ka të drejtë të ndërtojë epokën e tij, pasi Berisha vendosi në 2013 ta ndërpriste të tijën.


Ai thotë se Komisioni i Vlerësimit në PD duhet parë si me kontribute pozitive pasi 4 prej anëtarëve Nishani, Ruli, Marku e Mustafaj nuk mund t’i vihet në pikëpyetje integriteti pasi kanë bërë karrierë politike.

Vasjari sa i përket akuzave nga Komisionit të Vlerësimit në PD, thotë se s’kanë pse të ngrihen akuza ndaj Bashës nëse ai po ndërton epokën e tij.

”Nëse do thoja që Basha po bën një akt politik që meriton konsideratë dhe mbështetje. Jo nga optika e distancimit nga lideri historik i PD, por një epoke të re. Nëse Berisha vendosi të ndërpriste epokën e tij, Basha ka të drejtë të ndërtojë të tijën.

Sa i përket faktit që ky si Komision ka bërë një filtrim që ka nxjerrë në breg, ka nxjerrë nuk i pashë asnjë gjë problematike deklaratës së Rulit. Unë besoj që respekti për historinë është një gjë, për të ardhmen është gjë tjetër.

Nëse Berisha i vendosi pikë për të mbyllur, nuk ka pse të ngrihen akuza që Basha po ndërton epokën e tij.

Për t’u rikthyer, rast paksa emblematik, në politikë ka që mund të përballojnë jetën me mekanizmat, vulgarë, banalë. Ka të tjerë që s’dinë të luajnë në këtë dimension, por dinë të luajnë. Romeo i përket kësaj, Marku mund të bëjë edhe këtë edhe atë.

Atë që s’pranoj dot tek reagimi i këtyre individëve, që një komision i ka nxjerrë jashtë, ata ja vendosin pas. Nëse do kishin komision, duhet të kishin kontestuar në fillim.Ai thotë që ishte komision ilegjitim. Hiq një femër që nuk e di cila është, por të tjerët s’mund të vihet në pikëpyetje, Nishani, Marku, Mustafaj. S’ia vë dot integritetin në diskutim.

Ndërsa 4 individë kanë pasur një karrierë të caktuar. Testin e personalitetit e kanë kaluar. Nëse kanë marrë një vendim, ka qenë vendim i një organizmi sovran, që e kanë pranuar të gjitha strukturat e PD. A ka brenda këtij filtrimi, për shkak të kontributeve, profilit. S’janë duke bërë operacion matematikor që të nxjerrin yllin me bisht, e atë pa bisht ta nxjerrin.

Komisioni duhet parë si me kontribute pozitive. Këta edhe sikur të kenë hequr disa të Berishës, pjesa dërrmuese aty janë të Berishës.”- tha Vasjari.




Skip to toolbar