Shqipëri-BE/ Më 15 shtator mbahet takimi i parë, kapitujt dhe çështjet që do të diskutohen

Më të fundit


Shqipëria do të nisë praktikën konkrete të bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Televizioni Publik Shqiptar ka mësuar nga burime të sigurta diplomatike se do të jetë 15 shtatori që do të shënojë takimin e parë Shqipëri- BE për këtë fazë.

Kjo është periudha kohore në të cilën përcaktohet për çdo vend kandidat, në sa kohë dhe me çfarë kuadri ligjor do të miratojë korpusin legjislativ të BE-së, përfshirë dhe hyrjen në fuqi e zbatimin.


Përgjatë dy muajve do të mbahen ato që quhen shqyrtime shpjeguese të këtij kuadri, që do të paraprihen nga një përditësim nga Komisioni Evropian, i shqyrtimit paraprak të kuadrit ligjor, të ashtuquajtur screening.

Shqyrtimi dypalësh do të nisë më pas në nëntor përmes takimeve dypalëshe për çdo grupkapitujsh dhe secilin kapitull më vete. Po ashtu, me metodologjinë e re, takimet duhet të shqyrtojnë edhe çdo zonë të Kapitullit dhe grupkapitullit.

Fushat e përfshira në grukapitullin e parë janë të parat që shqyrtohen dhe pas vlerësimeve të Komisionit Evropian kalojnë për procedurë miratimi në strukturat e Bashkimit Evropian.

Standardet e hapjes së grupkapitujve përmes kapitujve përkatës janë ato që vendosin kushtet të konkrete në vazhdim për procedurën. Komision Evropian dhe Shqipëria do të përgatisin dhe vendosin të paraqesin për vendet anëtare këto standardet çelëse të kapitujve.

Grupkapitulli i parë që do të hapet lidhet me procesin e administratës publike dhe reformën në të, sipas së cilës, lejohet hapja e grupkapitujve të tjerë. Shqipërisë do t’i kërkohet të përgatisë udhërrëfyes të detajuar për Kapitullin 23 dhe Kapitullin 24 (pjesë e grupit 1), kapitujt e sundimit të ligjit dhe të vlerësuar dhe monitoruar nga Komisioni Evropian.




Skip to toolbar