Pavarësisht se ndërkombëtarët janë sulmuar nga përfaqësuesit e opozitës dhe nga presidenti Meta lidhur me reformën në drejtësi, shqiptarët mendojnë se fakti se ata qëndrojnë pas kësaj reforme do të thotë sukses për të.
Deutsche Welle ka përgatitur një video për këtë reformë, duke marrë mendimet e qytetarëve në Tiranë, lidhur me atë që pritet të sjellë Reforma në Drejtësi.
Një pjesë e qytetarëve shqiptarë janë optimistë se reforma do të ketë sukses duke u nisur nga fakti se SPAK do të drejtohet nga SHBA dhe BE.
“Shpresojmë, që nëse drejtohet nga ndërkombëtarët SPAK-u, gjithçka do të lëvizë në drejtësinë shqiptare”, është shprehur një qytetar në Tiranë.
“Drejtësia është një nga ligjet kryesore për zhvillimin e ligjeve demokratike, për ekonominë, për njerëzit që të mos kenë kontradikta dhe që Shqipëria të futet në BE. Kjo reformë do të funksionojë, sepse është me ndihmë nga SHBA”, është shprehur një tjetër.
Ajo që i bashkon opinionet e shqiptarëve është kërkesa e përbashkët që reforma në drejtësi të shkojë deri në fund dhe të nisë e të japë frute, pasi ndryshe, siç thotë njëri prej tyre “nëse nuk bëhet kjo reformë, këtu nuk ka shtet”.
Reforma në Drejtësi në Shqipëri është një ndër çështjet kryesore që tërheq vëmendjen e ndërkombëtarëve të cilët janë investuar fuqishëm në realizimin e saj, veçanërisht SHBA-të. Më poshtë keni videon e plotë të përgatitur nga Deutsche Welle, me opinionet e qytetarëve shqiptarë lidhur me këtë reformë./realstory.al