Siguronte kokainë dhe e shiste në qytet, kapet me 706 gramë drogë 34 vjeçari në Berat

AKTUALITET


Finalizohet pas një hetimi disamujor, me metoda proaktive, operacioni policor antidrogë i koduar “Uznova”, për goditjen e një rasti të shitjes së drogave të forta.

Kapet dhe vihet në pranga një 34-vjeçar që siguronte lëndë narkotike kokainë dhe ua shiste shtetasve të tjerë, për ta shpërndarë në doza. Sekuestrohen 706 gramë kokainë që u gjetën në banesën e këtij shtetasi.


Procedohen penalisht 4 shtetas që bashkëpunonin me 34-vjeçarin dhe e shpërndanin kokainën në qytetin e Beratit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, mbështetur dhe nga inteligjenca informative për disa shtetas që shpërndanin lëndë narkotike, në zona të ndryshme të Beratit dhe në ambiente të ndryshme, referuan materialet në Prokurorinë Berat, e cila regjistroi procedim penal, me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, të kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë, u ushtrua kontroll në banesat e 5 shtetasve, ku u gjetën dhe u sekuestruan sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë.




Skip to toolbar