Silvio Gonzato nominohet për ambasador të delegacionit të BE në Shqipëri

Më të fundit


Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme, Josep Borrell, ka nominuar ambasadorin e ri të delegacionit të BE në Shqipëri.

Ai është Silvio Gonzato, i cili është nominuar për të qenë ambasadori i BE-së në vendin tonë.


Më herët, Gonzato ka qenë zv/ambasador i Delegacionit të BE në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ai ka shërbyer edhe si drejtor për marrëdhëniet ndërinstitucionale, koordinimin e politikave dhe diplomacinë publike në shërbimin diplomatik të Bashkimit Europian.




Skip to toolbar