Situata pas tërmetit, në fokusin e mbledhjes së qeverisë në Golem

AKTUALITET


Vijon prej orës 09:00 të mëngjesit të së hënës mbledhja e qeverisë në Golem. Ndonëse kanë dalë pak detaje nga ky takim, mësohet se situata pas tërmetit ka qenë një nga temat kryesore të diskutimit të kabinetit qeveritar. Më pas, të gjithë ministrat kanë raportuar për punën e bërë gjatë këtyre gjashtë muajve të dytë të vitit.  

Sipas Balkanweb, Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar më shumë angazhim ministrave dhe kryebashkiakve për të kaluar situatën e vështirë të krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Në takim është diskutuar për fazën e rindërtimit dhe konferencën e donatorëve.

Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa detajet e bëra publike kanë qenë të pakta.Mësohet se Kryeministri Edi Rama gjatë ditës së martë do të zhvillojë edhe një mbledhje të kryesisë së Partisë Socialiste.

Mbledhja është zhvilluar në një prej resorteve turistike ku janë strehuar përkohësisht familje që mbetën pa shtëpi pasi u shembën nga tërmeti.  Ministrat e kabinetit qeveritar kanë drekuar së bashku me banorët e strehuar në këtë resort, duke u njohur nga afër edhe me problemet e tyre.



Skip to toolbar