Skandali te Onkologjiku, Gjykata lë në fuqi masat për mjekët

AKTUALITET


Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 7 mjekë e specialistë të Spitalit Onkologjik.

Kujtojmë se sot në sallën e gjyqit kanë mbërritur 6 prej tyre, ndërsa ish-specialistja e QSUNT e akuzuar për “shpërdorim detyre” Drilona Kishta ndodhet në SHBA prej kohësh.

Masat për 7 të akuzuarit:

-Arrest në shtëpi për mjekun Edmond Gashi, 44 vjeç, i akuzuar shpërdorim detyre.

-Detyrim për t’u paraqitur për koordinatorin pranë Spitalit Onkologjik, Emiljano Lela, 36 vjeç, i akuzuar për shpërdorim detyre.

-Detyrim për t’u paraqitur për mjeken Alketa Ymeri (Pere), 53 vjeçe, e akuzuar shpërdorim detyre.

-Detyrim për t’u paraqitur për zv/drejtoreshën në QSUNT, e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Brikena Qirjazi, 52 vjeçe, e akuzuar shpërdorim detyre.

-Arrest në shtëpi për administratorin e farmacisë “Flori Farma”, Florian Marku, 42 vjeç, i akuzuar për tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë dhe ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë.

-Detyrim për t’u paraqitur për pronarin e klinikës private Halil Gashin për fshehje të të ardhurave.

-Detyrim për t’u paraqitur për ish-specialisten pranë QSUNT, Drilona Kishta, e akuzuar për shpërdorim detyre. (Vendimi për të nuk është ekzekutuar pasi është jashtë vendit).



Skip to toolbar