Sondazhi i Zaloshnjës: Për kë do votonin shqiptarët nëse zgjedhjet bëhen sot?

AKTUALITET


Nga Eduard Zaloshnja

Në 24 orët e fundit, zhvillova sondazhin elektronik për muajin nëntor, në serinë e sondazheve që zhvilloj për revistën Follow Business Albania. Pyetja kryesore që i jep përgjigje sondazhi është: Për kë do të votonin sot ata shqiptarë që do të merrnin pjesë në zgjedhje?


Nga ekstrapolimi i rezultateve të sondazhit, rezultoi se vetëm 1.38 milionë banorë të rritur të Shqipërisë do të merrnin pjesë në zgjedhje parlamentare, nëse do të zhvilloheshin sot (rreth 210 mijë më pak se në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës).

PS-ja dhe PD-ja ruajnë pak a shumë numrin e votave të tyre të 2017-ës (por u rritet përqindja, ngaqë bie pjesëmarrja). Ndërsa LSI-ja dhe PDIU-ja pësojnë tkurrje të ndjeshme, si në vota edhe në përqindje (shihni Grafiket 1 dhe 2).




Skip to toolbar