Soreca: U zhgënjyet, por jemi këtu për t’ju ndihmuar

POLITIKË


Ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca ka theksuar se roli i BE dhe SHBA në Ballkan nuk do të ndryshojë, përkundrazi do të vijojë të forcohet gjithnjë e më shumë. Soreca u shpreh se BE do të ndihmojë shtete për afrimin tyre me familjen evropiane, por se dhe vendet duhet të vijojnë progresin e nisur me reformat për zhvillimin e demokracisë. Ambasadori i BE në Tiranë foli edhe për zhgënjimin që pësoi populli shqiptar dhe ai maqedonas, por cilësoi se Europa nuk e ka ndryshuar qasjen për rajonin “ai e ka vendin në BE.”

“Rajoni i Ballkani është demokrat duke respektuar të drejtat e njeriut. Ne besojmë se të gjithë kemi punuar në transformimin, por duhet të vijojë punën për integrimin në BE. Jam i bindur se ka pasur shumë zhgënjim nga Maqedonia dhe Shqipëria për mos hapjen e negociatave. Por njerëzit në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut duhet ta dinë se Europa nuk e ka ndryshuar qasjen.


Ne vijojmë të qëndrojmë me Shqipërinë. Është detyrë e qeveritarëve për të bërë akoma më shumë. BE dhe SHBA do të vijojnë që të qëndrojnë këtu çdo ditë për të ndihmuar çdo ditë për të vijuar progresin përmes reformave. Reforma në drejtësi në Shqipëri ka rezultuar e suksesshme. Europa dhe Amerika do u ndihmojnë për të arritur objektivat, por gjithçka varet në dorën e liderëve të Ballkanit, ne jemi gati t’u ndihmojmë” tha Soreca gjatë konferencës ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’ 




Skip to toolbar