Sot nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën

KOSOVA


Në të dy fazat e jetës së vet, Drejtësia jonë është mbytur nga asfiksia. Herën e parë, deri në ‘epokën e Reformës’, Drejtësia u mbyt duke e ngrënë vetë gjithë malin e krimit dhe të korrupsionit. Të gjithë zyrtarët e lartë, që nga presidentët e Republikës, dolën të pastër nga tërë ajo gropë tragjike që bënë në jetën e popullit; dhe pse? Sepse ishin larë e lëpirë nga gjuha e Drejtësisë. Sa shumë gjë hyri në atë bark ‘balene’! Herë e dytë, që është kjo që po jetojmë përditë e përorë: Drejtësia po mbytet përsëri, por kësaj here nga tahmallëku i vet. … Po ndodh si në operën ‘Berberi i Seviljes’. 

Opera vjen një moment që shpërthen në furi: “Ç’furi!… Ç’turmë!…Secili me radhë, ju lutem!…Hej Figaro! Jam këtu. Figaro këtu, Figaro atje, Figaro lart, Figaro poshtë”. Drejtësisë sonë i ka ndodhur që përditë përballet, jo me Figaron, por me Krimin… dhe mbledh krimin në rulotin e vet. Krim buzë Lanës ku sulmohet selia e PD, krim kur goditet me grusht lideri historik, krim kur mblidhen ata të repartit të zjarrit dhe i sulen qytetit, krim kur paguhen para pa fund në mitingje dhe duket sikur nuk është asgjë…


Po ndodhin tani, jo atëherë, dikur.

Ditën kur ‘barku’ i Drejtësisë do të jetë plot i ngopur me krimin e ditës, atëherë veçse do të mbytet. Përderisa nuk e bluan krimin çdo ditë që ndodh, atëherë do të mbytet Drejtësia dhe do të zhvillohet krimi. Kështu është mbytur Drejtësia jonë gjatë fazës së parë që nga vitit 1992 deri në vitin 2016. Akti i parë kur Drejtësia nuk reagoi, ishte dekorata ‘Arsidi’ e vënë në gjoksin e presidentit Berisha. Arsidi, një aventurier francez, vuri dekoratën dhe mori nga Banka e Shqipërisë 1.6 milionë dollarë; edhe dekorata doli ‘prej çokolate’. Drejtësia aty ishte, por nisi të lëpijë krimin.

Pastaj ‘qilimi i kuq’ u shtrua për mijëra vepra të tmerrshme krimi: U pa që nafta dhe armë kontrabandë po rridhnin lum drejt ushtrisë së Milloshevicit; u burgos kryetari i opozitës; u rrethua si ‘Oso Kukë’ kryetari i Gjykatës së Lartë; u shpallën nga shteti skemat piramidale që fundosën ekonominë e familjeve…, derisa u sollën militarët e njërës anë të vendit që të vrisnin popullin në anën tjetër. Aty ishte Drejtësia, ishte dhe numëronte ‘lugët’; më në fund e mbingopur nga krimi i kryer, edhe vdiq… Ditën e fundit, barkun e ‘balenës Drejtësi’ u detyrua ta shfryjë Reforma e kryer nga aleatët dhe qeveria shqiptare.

Ky është rreziku që po kanos ‘Drejtësinë e Rinovuar’.

Edhe me këtë po ndodh siç ka ndodhur: Krimi ndodhet para syve, por SPAK- u hesht. Edhe Gjykata Speciale hesht. Edhe Prokuroria e Përgjithshme hesht. Të gjithë manifestojnë ‘autoritetin e gjësë së veçuar nga njeriu’. Këta duket sikur rrinë në qiell dhe nuk shikojnë çfarë ndodh përtokë.

Rreziqet kryesore që kanosin Drejtësinë:

1.Rreziku i dy standardeve:

Në njërën anë SPAK i ankohet Amerikës se ‘nuk më sjell prova’, para syve ka një stadium të tërë të mbushur me krim. Ekspertët po manifestojnë prova të hekurta se ‘mitingu i fundit i PL-Foltore’ ka kushtuar mbi 100 mijë euro, financimi është pa burim, por Prokuroria ‘e gëlltit në bark’ edhe këtë krim. Korrupsioni shfaqet e zhvillohet para Drejtësisë.

2.Rreziku i gjyqit në Afganistan:

Shteti Islamik atje e mori hapin e parë kur gjyqi dënoi me vdekje një grua që nuk u bë kamikaze dhe një burrë që nuk vrau të shoqen. Drejtësia jonë, duke gëlltitur krimin e devijimit të kombit nga Perëndimi drejt të kundërtës, po bëhet bashkautor i anti- perëndimorëve në rrënimin kombëtar. Kushtetuta e shtetit nuk i lejon, por këta përtypen me të tyren se nuk merren me politikë, dmth., me interesat e kombit.

3. Rreziku i statusit të paprekshëm:

Drejtësia po krijon një fron ku rrinë ‘të paprekshëm’ Sali Berisha dhe Ilir Meta, që akuzohen e skanohen për krime të rënda kundër demokracisë dhe individit. Të gjithë të tjerët janë të prekshëm e të dënueshëm. ‘Penda’ e të dy të korruptuarve të mëdhenj mund të lërojë lirisht mbi ekonominë, jetën dhe nervin e njeriut në këtë vend, sa për Drejtësinë.

4.Rreziku i kthimit të Drejtësisë të ‘kodet e Hamurabit’.

Hamurabi ishte mbreti i Babilonisë, kur nuk kishte ligje. Ai ndërtoi kodet dhe i dha të drejtë të drejtit. Nëse Drejtësia mes nesh do të fshehë në bark gjithë krimet që ndodhin, atëherë këtu do të jetë ‘babiloni’ para mbretit. Vetë Drejtësia do të mbytet nga mbingopja dhe furia e Figaros: ‘Krimi këtu, krimi atje, krimi lart, krimi poshtë!’.




Skip to toolbar