“Sundimi i ligjit”/ Krujë, kapen 3 persona të shpallur në kërkim (EMRAT)

AKTUALITET


Tre persona janë arrestuar në Krujë në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”.

Këta persona ishin shpallur në kërkim nga policia. 36-vjeçari Enes Ara, banues në Dragush, Shkodër, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.


Ndërkaq ndaj një personi tjetër, Flamur Zala, banues në Fushë Krujë, Gjykata e Apelit Tiranë, ka caktuar dënimin me 9 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Në kërkim ishte shpallur edhe një shtetas tjetër, Ibrahim Gurra, banues në Krujë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”./abcnews.al




Skip to toolbar