Policia
e Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë, përveç ish deputetit Klevis Balliu ka
arrestuar dhe 4 persona të tjera me akuzën e veprimeve të dhunshme ndaj policisë
gjatë protestave të djeshme në zonën e Unazës së Re.
Policia
njofton se 23 persona të tjerë po procedohen në gjendje të lirë ndërsa 3
persona janë shpallur në kërkim.
“Për
sulmet dhe veprimet e dhunshme mbi punonjësit e policisë janë arrestuar
shtetasit:
–
K.B., 30 vjeç, banues në Tiranë
–
L.M., 42 vjeç, banues në Tiranë
–
S.H., 34 vjeç, banues në Tiranë
–
E.S., 41 vjeç, banues në Tiranë.
Po
punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të
personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së
djeshme.
Materialet
procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për
veprime të mëtejshme për veprat penale ”Kundërshtim me dhunë të punonjësit të
rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në
grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, ”Pengimi i qarkullimit të mjeteve
të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës””,
njofton policia.
Në datë 6 maj 2019, në funksion të hetimit të procedimit penal Nr.173, të vitit 2018, Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, dhe në bashkëpunim me Agjenci të tjera ligjzbatuese në vend, në bashkëpunim të ngushtë mes Njësisë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në DHQ dhe Autoriteteve Policore Greke, Sektorin Antidrogë, Athinë, si dhe falë koordinimit nga Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore SELEC, Rumani, pas një hetimi pro-aktiv përgjatë një harku kohor 10 mujor, duke aplikuar metodat speciale të hetimit, dhe këmbim informacioni e korrespodence me agjenci ligjzbatuese brenda e jashtë vendit, u finalizua operacioni i koduar “Brezi i gjelbër”.
Në operacion u përshinë qindra Forcat e Njësive Operacionale, forcat policore FNSH si dhe ato të Drejtorive Vendore të Policive Vlorë, Gjirokastër, Fier, Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Sarandë. Gjatë operacionit u goditën anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale.
Gjatë fazës së hetimeve 10 mujore në bashkëpunim me autoritetet policore greke janë zhvilluar operacione në Shqipëri dhe në Greqi, konkretisht:
Rastet në Greqi:
Në datë 06.10.2018, në Igumenicë, u sekuestruan 76 kg lëndë narkotike të llojit Cannabis sativa, të trafikuara nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe u arrestuan në flagrancë katër shtetas shqiptarë:
K. L., banues në Berat., A.K., banues në Sarandë, A. Z., banues në Berat dhe D.B., banues në Sarandë;
Më datë 06.12.2018 në rrugën Filiatis – Tamastas në Igumenicë, Greqi, u sekuestruan 76.7 kg lëndë narkotike të llojit Cannabis sativa, të trafikuara nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër;
Më datë 13.12.2018 në rrugën Tamastas në Igumenicë, Greqi, u sekuestruan 44.5 kg lëndë narkotike të llojit Cannabis sativa, të trafikuara nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër;
Më datë 23.12.2018 në Athinë, është sekuestruar sasi prej 34 kg lëndë narkotike të llojit Cannabis sativa, të trafikuara nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe u arrestuan shtetasit grek S. P., banues në Greqi dhe D. P., lindur në Rumani dhe banues në Greqi;
Më datë 15.01.2019, në Smerto, Igumenicë, Greqi u sekuestrua sasia prej 35.1 kg lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa të eksportuara nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe u arrestua shtetasja shqiptare K. M., banuese në Sarandë;
Më datë 21.01.2019 në Sajadhe, Igumenicë, Greqi u sekuestrua sasia prej 22.5 kg lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa, të trafikuara nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe u arrestua shtetasia shqiptare L. R., banuese në Sarandë;
Më datë 05.02.2019 në Igumenicë, Greqi u sekuestrua sasia prej 21.1 kg lëndë narkotike të llojit Cannabis sativa, të trafikuara nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe janë arrestuar shtetasit shqiptarë Xh. H., banues në Korçë dhe Xh. B., banues në Korçë.
Më datë 07.02.2019 në Athinë janë arrestuar shtetasit shqiptar dhe dy shtetas grekë: T. H., banues në Tiranë, A.B., banues në Tiranë, S. T., banues në Delvinë, D. Zh., banues në Delvinë dhe u sekuestruan 249 gr. kokainë, 59,5 gr. Cannabis Sativa, 31 gr. pluhur i bardhë i panjohur, 8 780 Euro, etj;
Në datë 05.02.2019 në Igumenicë, Greqi është arrestuar një shtetas shqiptar dhe një grek: A. T., lindur në Shkodër dhe banues në Greqi dhe S. K., banues në Greqi, si dhe u sekuestruan 32,4 kg Cannabis sativa;
Më datë 12.02.2019 në Athinë u arrestua shtetasja ruse, I. K., lindur në Rusi dhe banuese në Greqi, u sekuestruan 36 kg Cannabis Sativa;
Më datë 23.03.2019 në Igumenicë, Greqi u arrestua shtetasi grek P. D, banues në Greqi si dhe u sekuestruan 66 kg Cannabis sativa;
Rastet në Shqipëri:
Më datë 24.11.2018 në Sarandë u arrestuan 3 shtetas shqiptarë E. K., banues në Tepelenë, S. Ç., banues në Tepelenë, A. P., banues në Tepelenë, si dhe u sekuestrua sasia prej 32.3 kg Cannabis sativa;
Më datë 16.12.2018 në Durrës, u arrestuan 3 shtetasit A. C., banues në Tepelenë, E. K, banues në Tepelenë, M. A., banues në Durrës, si dhe u sekuestrua sasia prej 202 kg Cannabis Sativa;
Më datë 19.12.2018 në Fier u arrestua shtetasi K. Z., banues në Zall Herr, Tiranë, si dhe u sekuestrua sasia prej 20 kg Cannabis Sativa;
Më datë 26.03.2019 në Gostim, Cërrik u arrestuan 3 shtetas shqiptarë Xh. S., banues në Mallakastër, A. T., banues në Fier, J. S., banues në Mallakastër, si dhe u sekuestrua sasia prej 28,6 kg Cannabis Sativa.
Në kuadër të këtij hetimi u evidentua një rast i dyshuar korrupsioni në sistemin e drejtësisë. Në datë 24 janar 2019 u ndaluan shtetasit E. H., banues në Tiranë dhe E. D., banues në Përmet, si dhe u procedua masa e sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të detyrës publike” i shtetasit S. Ç., banues në Gjirokastër (Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër). Këta shtetas janë akuzuar për veprat penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.
Në kuadër të këtij hetimi u bashkëpunua me Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër, dhe më datë 22 dhe 23 janar 2019 u goditën 6 anëtarë të grupeve të skeduara kriminale, shtetasit:
• I. K., banues në Tiranë;
• D. N., banues në Memaliaj;
• A. C., banues në Memaliaj;
• D. N., banues në Memaliaj;
• A. I., banues në Memaliaj;
• E.H., banues në Tiranë.
Këta shtetas janë akuzuar për veprat penale “Vjedhje me dhunë”, “Vjedhje me armë” në bashkëpunim.
Në vijim të këtij procedimi, në datë 6 maj 2019, në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, janë ekzekutuar vendimet penale për caktim masash sigurimi “Arrest në burg” për 26 shtetas si dhe masat e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shteti” dhe “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” për 2 shtetase.
Gjatë operacionit ku angazhuan qindra forca policie u kapën dhe u ndaluan 14 shtetas si dhe janë ushtruar rreth 30 kontrolle banesash dhe ambientesh të tjera.
Ekzekutimet e vendimeve janë bërë për të arrestuarit e mëposhtëm, të cilët akuzohen për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga Organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, konkretisht:
• P. N., banues në Sarandë;
• M. J., banues në Sarandë;
• O. Y., banues në Sarandë;
• B.Y., banues në Vlorë;
• A. H., banues në Gjirokastër;
• E. Ll., banues në Fier;
• T. L., banues në Gjirokastër;
• E. Xh., banues në Sarandë;
• M. M., banues ne Tiranë;
• K. S., banues në Korçë;
• F. Ll., banues në Sarandë;
• A. Xh., banues në Sarandë;
• A. Zh., banues në Sarandë;
• D. Xh. banues në Gramsh.
U ekzekutuan 2 masa të sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, për shtetaset:
• J. J, banuese në Sarandë;
• S. H, banues në Kuçovë.
U ekzekutuan 4 masa të sigurimit personal “Arrest në burg”, për shtetasit e mëposhtëm, pasi në momentin e daljes së masave të sigurisë këta shtetas ndodhen të arrestuar në burg:
• K. Z., banues në Tiranë.
• E. H., banues në Tepelenë.
• D. N., banues Tepelenë.
• A. C., banues në Tepelenë.
Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe 6 shtetas të tjerë.
Në tërësinë e këtij operacioni në mënyrë të përmbledhur janë arrestuar, ndaluar 61 shtetas shqiptar dhe të huaj.
Gjatë kontrolleve në operacionet e zhvilluara janë sekuestruar:
• mbi 1 ton lëndë narkotike Cannabis sativa;
• 1 kg 23 gr. lëndë narkotike heroinë e kokainë;
• sasi lëndë narkotike çokollatë;
• 10 peshore elektronike;
• sasi fishekësh luftarak;
• 78 telefona celularë;
• 25 automjete të ndryshme;
• sasi të konsiderueshme vlerash monetare si euro, dollarë dhe lekë.
Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta.
Ne i sigurojmë qytetarët se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri, duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal. Operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon.
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Porosia”, ku ka vënë në pranga një person për tregtim të drogës në doza të vogla.
Arrestohet shtetasi Fatmir Malko, 36 vjeç, i cili ishte i dënuar edhe më parë.
Ky shtetas shpërndante lëndë narkotike të llojit heroinë në zonat e Yzberishtit, Selitës, Astirit dhe Kombinatit, me porosi nëpërmjet telefonit. Policia pas ndjekjes dhe hetimit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të tij në afërsi të rrugës “Tre Dëshmorët”.
Malko lëvizte me biçikletën dhe gjatë kontrollit fizik dhe në banesë policia gjeti dhe sekuestroi: 34 doza të dyshuara lëndë narkotike e dyshuar heroinë; 3 doza të dyshuara lëndë narkotike Kokainë, si dhe telefonin që përdorte për të siguruar klientelën.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lendëve narkotike”.
Është finalizuar me arrestimin e 8 personave aksioni i policisë në qytetin e Sarandës. FNSH dhe policia e qytetit bregdetar kanë bërë të mundur ndalimin e 8 personave që cilësohen me rrezikshmëri të lartë.
Mendohet se mes të arrestuarve është edhe nëndrejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj.
Të ndaluarit dyshohen se janë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Policia arreston një person që mashtronte qytetaret duke u prezantuar si punonjës policie. Pas informacionit të marrë nga telefonata e një qytetari se një shtetas prezantohej si punonjës policie, policia e Tiranës menjëherë ka organizuar dhe finalizuar operacionin për ndalimin e tij.
Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Th., 42 vjeç, banues në Tiranë, me precedentë penal për veprat penale “Vjedhja” e “Mashtrimi”.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë, një dokument policie me gjeneralitetet A.Th. dhe pranga metalike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Në një seancë që zgjati vetëm 15 minuta, gjykata vendosi masën “arrest me burg” për të rrezikshmin e Shkodrës, i cili u arrestuar një ditë më parë në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.
Bajram Bregu, 33 vjeç, lindur në Shkodër, u arrestua në një banesë të marrë me qera nga forcat e RENEAS dhe FNSH gjatë operacionit të koduar “Kompleksi”.
33 vjeçari cilësohet si një person me rrezikshmëri të lartë dhe pritet të vuaj dënimin në burg, për kultivim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Gjithashtu ky shtetas është i skeduar si pjesëtar i një grupi kriminal dhe i dyshuar si autor për ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë.
Operacioni nga Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Renean, FNSH e forcat Shqiponja të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë bërë të mudnur arrestimin e një personi të shpallur në këkrim dhe më rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Operacioni u zhvillua në lagjen “Komuna e Parisit” në Tiranë nën emrin e koduar “Kompleksi”. Arrestohet shtetasi i shpallur në kërkim Barush Bregu , 33 vjeç, lindur në Shkodër, i cili ndodhej në një banesë të marrë me qera.
Ky shtetas është i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, në vitin 2016, si dhe me masë sigurie “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje , pasi në shtator të vitit 2018, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia, në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Gjithashtu ky shtetas është i skeduar si pjesëtar i një grupi kriminal dhe është i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë, si dhe autor i dyshuar për “Trafikim të lëndëve narkotike”.
Po gjatë operacionit u arrestua ne flagrance dhe shtetasi B. Ç. 21 vjeç, banues në Shkodër për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme, për veprat penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.
Prokuroria e Tiranës ka dhënë urdhër për arrestimin e 3 personave që akuzohen për falsifikim dokumentesh.
Arrestohet biznesmeni Dritan Llanaj dhe dy “pronarët fiktiv” Kadri Pazari dhe Arben Caci.
Dy “pronarët” kanë falsifikuara dokumentet për 25 mijë metër katror truall në Laprakë, që është pronë e Spitalit të Traumës dhe më pas ia kanë kaluar atë ndërtuesit Dritan Llanaj, për të ndërtuar në të një pallat. Biznesmeni Llanaj ka qenë i arrestuar edhe më herë nga policia për ndërtim të paligjshëm, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim.
Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi, pasi u kap me drogë dhe një sasi të madhe parash gjatë operacionit të koduar “Ndjekja”.
Arrestohet shtetasi me iniciale TH.DH., 34 vjeç, banues në Korçë, i cili ka tentuar të largohet, por është kapur pas ndjekjes nga policia.
Gjatë kontrollit të mjetit “Benz”, të cilin ky shtetas drejtonte, iu gjetën 46 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, kurse gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjetën e sekuestruan edhe 20 000 Euro si edhe 10 aparate celulare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
2 shqiptarë nga 23 vjeç dhe një maroken 28 vjeç, kanë rënë në prangat e karabinierëve në zonën Marano në Rimini. 3 të arrestuarit akuzohen për trafik droge të llojit kokainë, marijuanë dhe hashash, dhe klientela përfshinte nga moshat e reja deri tek të moshuarit.
Një shqiptar dhe marokeni u arrestuan në flagrancë në një linjë autobusi, duke i lënë qytetarët e tjerë që udhëtonin të habitur, ndërsa shqiptari tjetër u kap në një rezidence në kufirin midis Riminit dhe Riccione.
Pas kontrolleve policia ka sekuestruar drogë dhe para, ndërsa 3 autorët ndodhen pas hekurave.