Fidanë droge gati për kultivim, një i arrestuar në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar një 57 vjeçar për kultivim të lëndëve narkotike, ndërsa po ndjek në gjendje të lirë edhe kryeplakun e fshatit.

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e policisë në fshatin Treblovë të Selenicës, kanë konstatuar pranë një përroi rreth 400 fidanë kanabis, gati për t’u kultivuar.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale K.V., 57 vjeç i dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, ndërsa ka nisur po procedon në gjendje të lirë kryeplakun e fshatit, shtetasin me iniciale B.M., 61 vjeç, për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Kryeplaku akuzohet se nuk ka përmbushur detyrat për kontrollin e territorit.

Vlorë – Vijojnë kontrollet e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike- Goditet një tentativë për…

Publiée par Policia e Shtetit sur Samedi 27 avril 2019

Kush është “Daja” nga Kosova

I arrestuari i 6-të për ngjarjen në Rinas, Ragip Hajdini nuk është një emër i panjohur për policinë e Kosovës.

50-vjeçari i arrestuar në qytetin e Kavajës, pas dëshmive të Alkond Bengasit, rezulton me precedentë penal edhe në Kosovë për grabitjen e 25 kg ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës.

Kjo ngjarje ka ndodhur në 2012 dhe bëri bujë në mediat kosovare. Në ngjarje u hetuan 6 persona mes tyre edhe Ragip Hajdini, ndërkohë që hetimet ishin bërë nga prokuroria speciale e “Eulex”-it.

Insajderi

GJASHTË TË DYSHUARIT PËR VJEDHJEN E ARIT BRENDA POLICISË Lexo të plotë

Ndërkohë media të ndryshme shqiptare kanë publikuar edhe imazhin e tij.

I 6-ti pas hekurave, Lleshaj: Dara po shtrëngohet

Ministri i Brendshëm ka reaguar pas arrestimit të personit të 6-të të lidhur me grabitjen në Rinas. Lleshaj tha se dara vijon të shtrëngohet deri sa drejtësia të vihet në vend.

Personi i 6-të i arrestuar ishte një shtetas nga Peja e Kosovës, 50 vjeçari, Ragip Hajdini, i njohur me nofkën “Daja”.

“I gjashti i bandës së Rinasit u mbyll prapa hekurave. Dara vijon të shtrëngohet pavarësisht pikëllimit të rrallë të dikujt. Ka vetëm një alternativë: drejtësi. Falënderim për Policinë e Shtetit!”- shkruan Lleshaj

Grabitja në Rinas, arrestohet “Daja” nga Kosova

Policia e Shtetit ka vijuar arrestimet lidhur me grabitjen e parave në Rinas më 9 prill 2019. Ditët e sotme është bërë i mundur arrestimi i shtetasit kosovar Ragip Hajdini, 50 vjeç, i cili njihet me nofkën “Daja”.

“Daja” nga Kosova u arrestua pas dëshmisë së Alkond Bengasit, i cili është arrestuar gjithashtu si i dyshuar për modifikimin e fugonit me mbishkrimin hetimi tatimor. Bengasi ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë duke ndihmuar policinë të zbulojë të gjithë bashkëpunëtorët.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Renda Tiranë, për veprën penale te “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Mbajtjes pa leje të municioneve luftarake”, “Vrasje e punonjësve të policisë, e kryer ne bashkëpunim e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 140 e 25 dhe 333/a,” 279, 79 b dhe 278 C, të Kodit Penal.

Policia e ShtetitNë vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes së datës…

Publiée par Policia e Shtetit sur Vendredi 26 avril 2019

Doli garant për borxhin, pogradecari merr peng maqedonasin

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 47 vjeçar pasi akuzohet për pengmarrje dhe heqje të lirisë së tjetrit në mënyrë të paligjshme.

Arrestohet në flagrancë shtetasi me iniciale A.T, 47 vjeç, lindur në Pogradec. Arrestimi i tij u bë sepse dyshohet se ky shtetas i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme shtetasit maqedonas D.S, pasi kishte dalë garant për marrjen e një sasie lekësh që shtetasi D.S, ia kishte marrë borxh një shtetasi tjetër, mik me shtetasin A.T.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.

PogradecArrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e…

Publiée par Policia e Shtetit sur Vendredi 26 avril 2019

Gjuajtje me armë dhe drogë, 2 të arrestuar dhe një në kërkim në Durrës

Policia e Durrësit ka zhvilluar një aksion për parandalimin e krimit dhe krijimin e sigurisë publike, duke çuar në arrestimin e dy personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin P. A.,38 vjeç, banues në lagjen Nr. 14 Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Arrestimi i tij u bë sepse gjatë kontrollit fizik në një lokal, në lagjen Nr. 13 Durrës, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 doza lëndë narkotike e dyshuar si kokainë

Gjithashtu policia e Durrësit arrestoi në flagrancë shtetasin E. Y., 45 vjeç, banues në lagjen Nr. 13 Durrës. Gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve E. Y., dhe A. K., është qëlluar në ajër me armë zjarri. Po punohet për kapjen e shtetasit A. K.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

DurrësVijon të rritet bashkëpunimi me qytetarëtArrestohet në flagrancë një shtetas për shpërndarje të lëndëve…

Publiée par Policia e Shtetit sur Vendredi 26 avril 2019

Mbante armë pa leje, arrestohet 54 vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale V.K., 54 vjeç, banues në lagjen “10 korriku” në Shkodër.

Pas sinjalizimit se shtetasi posedonte armë është bërë kontrolli në banesën e tij, ku ju gjet një armë zjarri automatike dhe një pistoletë me krehër dhe fishekë.

54-vjeçari do të gjykohet për armëmbajtje pa leje nga Gjykata Shkodër.

Çanta plot me drogë në kufi, 3 shqiptarë të arrestuar

Policia greke ka arrestuar 3 persona, të cilët po transportonin një sasi të madhe droge.

Sipas raportime të mediave greke në pranga kanë rënë 3 shtetas shqiptarë të moshave 26 vjeç dhe dy nga 29 vjeç, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur. 3 shqiptarët janë arrestuar pasi janë pikasur nga policia që po kalonin në këmbë pyjet e Kriovrisit në Igumenicë me disa çanta të mëdha.

Në çanta fshiheshin më shumë se 122 kg marijuanë e ndarë në 113 pako.

Posedonin armë luftarake, 2 të arrestuar në Pogradec

Polica e Pogradecit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy shtetasve, përkatësisht me iniciale A.P, 37 vjeç dhe J.P, 25 vjeç, banues në fshatin Buçimas.

Të dy të arrestuarit ishin me precedent të mëparshëm penal, në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve si dhe armëmbajtjes pa leje.

Pas një pune hetimore, këtyre shtetasve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip automatik, si dhe tre krehra me 34 copë fishekë luftarak, të cilat i posedonin pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit” kryer në bashkëpunim.

Arrestimet për grabitjen në Rinas, Rama: Policia po tregon veten

Pas lajmërimit nga policia për arrestimin e një personi të 5-të si bashkëpunëtor i ngjarjes së grabitjes së parave në Rinas, ka reaguar edhe kryeministri Rama me një status në Twitter. Rama tha se policia çdo ditë po tregon forcën e saj duke e ngushtuar gjithmonë e më shumë rrethin e keqbërësve.

“Arrestohet edhe një autor tjetër i grabitjes së Rinasit, duke e ngushtuar më tej rrethin e keqbërësve falë punës intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit. E cila po provon se ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj krimit, duke folur përditë me rezultate konkrete.”

Skip to toolbar