Kapet 258 kg drogë, kaloi nga Shkodra drejt Malit të Zi

3 persona nga Mali i Zi janë arrestuar me një sasi të konsiderueshme droge, që e kaluan përmes liqenit të Shkodrës. Policia kufitare e Malit të zi ka deklaruar e ka sekuestruar plot 258 kg lëndë narkotike të dyshuar si kanabis në një fugon, që drejtohej nga 3 malazezët.

Droga është kaluar me anë të mjeteve lundruese përmes Liqenit të Shkodrës drejtë Malit të Zi, dhe më pas është futur në fugon me qëllim shpërndarjen e saj.

Në pranga kanë rënë shtetasit malazez Srgjan Singjeliç 37 vjeç, Savo Vukçeviç 24 vjeç dhe Ratko Shushkavçeviç 26 vjeç të gjithë lindur dhe banues në Podgoricë.

Policia malazeze në bashkëpunim me atë shqiptare gjatë dy muajve të fundit ka sekuestruar sasi të mëdha droge që vinte nga Shqipëria.

Pukë, kapet me fidan lënde narkotike, arrestohet 26 vjeçari

Arrestohet një i ri, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Policia e Pukës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative arrestoi në flagrancë shtetasi G. M. 26 vjeç,.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të territorit, në afërsi të banesës në fshatin “Mogurush”, Pukë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 170 kubikë me fidanë kanabis sativa gati për t’u mbjellë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”.

I dënuar për vjedhje dhe drogë, arrestohet 46 vjeçari

Policia e Kuçovës ka vënë në pranga një person të kërkuar nga drejtësia për vjedhje dhe kultivim të lëndëve narkotike. Arrestohet shtetasi me iniciale A.P., 46 vjeç, i cili rezulton i dënuar nga Gjykata Berat me 11 muaj e 15 ditë burg në vitin 2017 për akuzat “Vjedhje e kryer në bashkëpunim dhe Kultivim i bimëve narkotike”.

Pas informacioneve të marra policia bëri të mundur ndalimin e tij në Kuçovë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Kapet me 110 kg marijuanë, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi është kapur me 110 kilogramë marijuanë në banesën e tij. Në prangat e policisë ka rënë shqiptari me iniciale I.J., 47 vjeç, i cili do të gjykohet për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Arrestimi ka ndodhur në provincën e Messinës. Pas lëvizjeve të dyshimta të shqiptarit, bëri që karabinierët t’i visheshin në ndjekje dhe më pas të bëni një kontroll në banesën e tij, ku u sekuestrua edhe sasia e drogës.

U kap me kokainë, arrestohet një 26-vjeçar shqiptar

Sjellja e dyshimtë e një të riu shqiptar ka bërë që të vihet në ndjekje nga policia italiane. Pas kontrollit fizik atij ju gjetën 450 euro dhe dy celularë, duke mos qenë në gjendje të justifikonte shumën, karabinierët bën një kontroll edhe në banesën e tij në Reggio Emilia.

Gjatë kontrollit në banesë, u sekuestruan 26 gramë kokainë, e fshehur në një sirtar.

26-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua dhe pritet të njihet me masën e sigurisë për trafikim të lëndëve narkotike.

Gati për të nxjerrë në treg 300 mijë euro drogë, arrestohet shqiptari

Karabinierët italianë kanë vënë në pranga shtetasin shqiptar Rudmir Tatari, 43 vjeç, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Shqiptari prej kohësh ishte nën vëzhgimit të policisë italiane, për lëvizjet e tij të dyshimta.

Policia vendosi të kontrollonte banesën e tij ku dhe konfirmoi edhe dyshimet e saj. Në të u gjetën 2 kuti të mëdha me marijuanë të ndara në disa doza, pesha e së cilave arrinte në 12 kg. Gjetja e lëndës narkotike u bë përmes njësisë së qenve anti-drogë.

Droga kapte në treg një vlerë prej 300 mijë euro, ndërsa ishte bërë gati për t’u shpërndarë në rrugët e Barit.

Gjirokastër, do kultivonte parcela me drogë, arrestohet 26 vjeçari

Policia e Gjirokastrës ka bërë të munduar parandalimin në kohë të mbjelljes së një parcele me drogë. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale R.R., 26 vjeç, i cili kishte bërë gati 100 kubikë me fara Cannabis Sattiva të kultivuara si dhe disa fidanë.

Arrestimi erdhi pas informacioneve të marra nga policia se në vendin e quajtur “Përroi i Verës”, në afërsi të fshatit Picar po tentohej të kultivohej Cannabis Sattiva. Policia arrestoi në flagranë 26 vjeçarin, ndërsa vijon dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar.

U kap me 3 kg drogë, dënohet me vdekje

Indonezia është një ndër shtetet me ligjet më të ashpra për trafikimin dhe përdoruesit e drogës duke shkuar deri tek dënimet me vdekje.

Një rast i padëgjuar më parë është paraqitur nga një gjykatë në Indonezi, ku ka dënuar me vdekje një shtetas francez pasi u kap me 3 kg drogë me vete.

Prokuroria kishte kërkuar 20 vjet heqje lirie, por gjykata miratoi dënim me vdekje për 35 vjeçarin Felix Dorfin.

Vendimi është cilësuar si absurd nga avokati i të pandehurit, duke thënë se do të apelojnë.

Sekuestrohet drogë dhe telefona në burgun e Drenovës dhe Peqinit!

Ministria e Drejtësisë ka shpërndarë një komunikatë këtë fundjavë, ku njofton se gjatë kontrolleve të kryera në dy burgje të vendit, ku sipas njoftimit, mësohet se janë sekuestruar 22 doza narkotike dhe 4 aparate celularë.

“Në kuadër të rritjes së kontrolleve e sigurisë në sistemin e burgjeve dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e SHKBB-së, u konstatua se në datë 18.05.2019 në IEVP Korçë, i dënuari B. L, i sapo kthyer nga leja shpërblyese kishte transportuar 22 doza narkotike, në qese plastike, duke i gëlltitur. Pasi u krye ekografia u konstatua se në stomak ka edhe doza të tjera”.

“Veç masave të menjëhershme të ndërmarra nga autoritetet e burgut, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje dhe Policia e Shtetit, po kryejnë veprimet proceduriale dhe hetimore për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodi Penal dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.

Më tej, në vijim të komunikatës, mësohet se nga i njëjti kontroll rutinë në burgun e Peqinit, janë gjetur dhe sekuestruar 4 aparate cecularë, të cilët ishin fshehur në pajisjet elektroshtëpiake.

“Në po këtë datë, në vijim të kontrolleve në sistemin penitenciar nga ana e Policisë së Burgjeve, në IEVP Peqin, u krye kontroll në disa qeli në sektorin e sigurisë së lartë dhe u gjetën 4 aparate celular të fshehura në pajisjet elektroshtëpiake të të dënuarve D. H dhe E. H”.

“Pas masave të menjëhershme të ndërmarra nga autoritetet e IEVP-së, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje po kryen veprimet e para proceduriale dhe hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin për veprën penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal”.

Kapet me drogë dhe para, arrestohet shqiptari në Itali

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili u kap me drogë në makinë. Shqiptari me iniciale B.X., 31 vjeç nuk i ndaloi patrullës së policë duke bërë që ajo të vihej në ndjekje të tij.

Gjatë kontrollit të makinës policia gjeti 13 gramë kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë u sekuestruan 1000 euro, që mendohet se kanë ardhur nga tregtimi i drogës.

Skip to toolbar