Kryeministri Edi Rama është ndalur në qytetin e Shkodrës në kuadër të turit “Bashkia që Duam” ku bëhet edhe prezantimi i kandidatëve për zgjedhjet e 30 qershorit.
Gjatë fjalës së tij me banorët, Rama tha theksuar se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor. Ai shprehu keqardhjen e mungesës së opozitës, pasi do të dëshironte të kishte një garë të vërtet kur PS-ja të fitojë edhe qytetin e Shkodrës.
“Më datë 30 qershor do të ketë zgjedhje, kjo është e sigurt. Nuk e di nëse ata të opozitës do të kenë apo jo kandidatë, por jam i bindur se ne do ta fitojmë Shkodrën. Demokratëve të mërzitur iu them ‘kujdes se Flamuri mund t’jua djegë gomat’. Nuk ka forcë që ndal verdiktin e popullit. Sigurisht që ne do të donim garë dha ta fitonim me garë Shkodrën. Por ne do ta marrim Shkodrën me çfarë do lloj forme demokratike, sepse kemi ekipin fitues. Kësaj opozite t’i vijë turp për atë që bën, duke sharë Shqipërinë nga mëngjesi deri në darkë” – tha Rama